”Skenderaj i privatizuar”, Mehani e Haliti me akuza të rënda ndaj Lushtakut

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt, Hysni Mehani, dhe kandidati nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj (IQS), Sokol Haliti, kanë kritikuar mungesën e Sami Lushtakut nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK).

Ata e kanë cilësuar refuzimin për pjesëmarrje në debat si shenjë frike nga përballja me dështimet qeverisëse dhe kanë drejtuar akuza për privatizim të resurseve publike dhe keqpërdorime politike në arsim dhe pronë komunale.

“E sfidojmë me programin tonë, dhe ajo që e sfidon PDK-në është mos-puna e saj dhe keqqeverisja në nivel lokal. Programi ynë bazohet në tri parime kryesore. Parimi i parë është që qeverisja të jetë në interes të publikes e jo të privates, sepse Skenderaj është i privatizuar – në kuptimin që çdo pronë që ju teket pushtetarëve, brenda pak ditësh kthehet në pronë private. Ne angazhohemi për një qeverisje që shërben, jo që sundon,” tha Mehani.

“Sami Lushtaku ka largu dhjetë profesor nga shkollat vetëm pse kanë qenë të LDK-së njëri nga ta është Rizah Qitaku i cili edhe pse e ka fituar gjyqin ja kanë zhvarritur dosjen, para dy viteve ka vdekur. E kena rastin tjetër ku asambleistët e komunës së Skenderajt e kanë votu projekt ligjin për me ja dhuru lokalet fëmijëve të Ilaz Kodrës dhe Sami Lushtaku një vit ja u ka dhënë nga 300 euro pas një viti i ka qit lokalet në emër të vetin”, tha Haliti./21Media

Back to top button