Skenë nga seria “Star Wars” e krijuar në akuarium

Një fans i flaktë i Star Wars ka krijuar një skenë mahnitëse bazuar në këtë seri. Ai e krijoi atë në një akuarium. Fjala është për 30 vjeçarin Mike Patchen nga New York.
Akuarium mban 250 litra ujë.
Patchen këtë skenë e krijoi për tre muaj.
Patchen është fans i “Star Wars” që prej se ishte fëmijë. Ai këto figura i krijoi nga materiale të hedhura, me ndihmë të pirinterit 3D. Ka edhe prej atyre që i bleu.
Pamja duket mahnitëse, pikërisht si në “Star Wars”.
Ai është mjaft i kënaqur që më në fund ia doli të realizojë ëndrrën e tij të kahmotshme./21Media

Back to top button