Skocia e befason Spanjën, Kroacia e fortë për Turqinë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të cilat ishin në kuadër të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Hampden Park”, Skocia e ka mposhtur Spanjën me rezultat solid 2:0.
Të dy golat për skocezët i shënoi ylli i Manchester United, Scott McTominay (minuta e 7’ dhe minuta e 51’).
Po ashtu, fitore me rezultat 2:0 regjistroi edhe Kroacia, e cila si mysafire e mposhti Kombëtaren e Turqisë.
Edhe në këtë ndeshje të dy golat u shënuan nga i njëjti lojtar, ku Mateo Kovacic ishte heroi i kroatëve (minuta e 20’ dhe 45+4’).
Rezultatet e ndeshjeve të sotme të ciklit kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024:
Gjeorgjia 1:1 Norvegjia
Kosova 1:1 Andorra
Rumania 2:1 Bjellorusia
Skocia 2:0 Spanja
Zvicra 3:0 Izraeli
Turqia 0:2 Kroacia
Uellsi 1:0 Letonia