Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Lecce ka shkarkuar Roberto D’Aversa pasi trajneri u përpoq të godiste me kokë sulmuesin e Hellas Veronas, Thomas Henry të dielën.

Skuadra italiane konfirmoi shkarkimin e D’Aversa me një deklaratë në faqen e tyre zyrtare të hënën në mëngjes.

“Pas incidenteve të ndodhura në fund të ndeshjes Lecce-Verona, Lecce njofton se ka liruar nga detyra trajnerin Roberto D’Aversa. Falenderojmë trajnerin dhe stafin e tij për punën e tyre.”, thuhet në njoftim.

Tensioni u përshkallëzua pas fishkëllimës së fundit në stadiumin “Via Del Mare” të dielën, kur Verona sapo kishte mundur nikoqirët. Sulmuesi i mysafirëve Henry kishte debatuar me mbrojtësin e Leçes, Marin Pongracic në minutat e fundit dhe u përball me D’Aversa pas fishkëllimës së fundit.

Trajneri italian goditi sulmuesin francez, duke tentuar ta godasë me kokë dhe të dy morën karton të kuq direkt.

Lecce dënoi sjelljen e trajnerit të tyre pas ndeshjes, ndërsa D’Aversa tha se sulmuesi i Hellas Verona e kishte provokuar atë.

Leonardo Semplici është ndër kandidatët për të marrë drejtimin e e skuadrës për dhjetë ndeshjet e fundit të sezonit.

Back to top button