Sllovakia pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Sllovakia pezulloi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, pasi një person i vaksinuar me këtë vaksinë ndërroi jetë nga mpiksja e gjakut.
Ministria e Shëndetësisë tha se vetëm njerëzit e vaksinuar me dozën e parë, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca-s.
Dozat e para të kësaj vaksine u pezulluan, tha Ministria e Shëndetësisë.
Ministri Vladimir Lengvarsky paralajmëroi javën e kaluar se Sllovakia do ta rishikojë strategjinë e vaksinimit, pas mpiksjes fatale të gjakut te një person që u vaksinua me AstraZeneca.
Disa vende të Bashkimit Evropian e kanë kufizuar përdorimin e AstraZeneca-s vetëm te njerëzit më të moshuar, pas konfirmimit se ekziston një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes shumë të rrallë të gjakut te disa njerëz, kryesisht më të rinj.
Agjencia Evropiane e Barnave, megjithatë, ka konstatuar se përfitimet nga vaksina AstraZeneca i tejkalojnë rreziqet.
Sllovakia, një vend me 5.5 milionë njerëz, ka vaksinuar 1.26 milionë njerëz me dozën e parë, dhe mbi se 600 mijë njerëz me të dy dozat./21Media