Sllovenia ndalon kontrollin strikt në kufij

Vendim i përkohshëm i policisë

Sllovenia vetëm përkohësisht ka ndaluar kontrollin strikt të udhëtarëve në kufi me Kroacinë, e cila është edhe kufiri i jashtëm i Shengenit, por edhe më tej do të kryejnë kontrolle të shtuara, të cilat i parashikon rregullorja e ndryshuar e Shengenit.

Në bazë të analizave të sigurisë në kufi, policia ka marrë vendim që përkohësisht të ndërpresë mbikëqyrjen sistematike të atyre udhëtarëve që paraqesin rrezik më të vogël të sigurisë, njoftoi Ministria sllovene e Punëve të Brendshm.

Back to top button