Snoop Dogg paditet për sulm seksual

Snoop Dogg është paditur për sulmin e dyshuar seksual të një gruaje në Anaheim, Kaliforni, në vitin 2013.
Gruaja, e identifikuar si Jane Doe, thotë se ajo mori pjesë në një koncert të Snoop Dogg më 29 maj të atij viti.
Në padi, Jane Doe pretendon se bashkëpunëtori i Snoop Dogg, Don “Magic” Juan e mori atë në shtëpinë e tij kundër dëshirës së saj.
Juan dyshohet se e çoi Doe në studion e Snoop Doog, ku Snoop thuhet se e kishte dhunuar të njëjtën.
Jane Doe ka paditur reperin për shkelje të Aktit të Mbrojtjes së Viktimave të Trafikimit dhe për sulm seksual.
Sipas TMZ, Snoop Dogg ka mohuar akuzat e Jane Doe.
Padia u ngrit në një gjykatë federale të Kalifornisë dje (9 shkurt)./21Media

Back to top button