SOCIALE: Rritja e pagës minimale
Skënder Krasniqi, kryetar i Odës së Afarizmit të Kosovës
Oda e Afarizmit të Kosovës ka mirëpritur miratimin e projektligjit nga qeveria për rritjen e pagës minimale në 250 euro, por kërkon që kjo pagë të jetë sektoriale dhe jo e përgjithshme. Sa i përket mbështetjes së 800 mijë qytetarëve me nga 100 euro, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi vlerëson se 100 eurot ani se nuk janë të mjaftueshme për qytetarët, do të ishte e nevojshme të ndahen nga qeveria në formën e kuponave – bonave për blerje të prodhimeve vendore. Kështu sipas Krasniqit, do të kontribuohet në mënyrë zinxhirore duke i dhënë një përkrahje prodhuesve vendor, si dhe ruajtjen dhe rritjen e të punësuarve.