Sokol Haliti nuk do të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti nuk do ti bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës si deputet.
Haliti në një përgjigje për portalin rtv21.tv tha se ai do të vazhdojë të ushtrojë detyren e kryetarit të komunës së Vitisë.
“Do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e kryetarit të komunës”, tha ai.
Ndërkaq në mesin e deputetëve që kishin hyrë në listën për deputetë nga LDK ishin edhe dy kryetarët e komunave, Imri Ahmeti dhe Gazmend Muhaxheri. /21Media