Sokol Haliti për Lushtakun: Ka larguar dhjetë profesorë nga shkollat vetëm pse kanë qenë të LDK-së

Kandidati për kryetar të komunës së Skenderajt, nga Inciativa Qytetare për Skenderaj (IQS), Sokol Haliti në debatin zgjedhor të RTV21 për Sami Lushtakun tha se ai ka larguar 10 profesor të shkollave pasi kanë qenë të LDK-së.
Ai deklaroi se asambleistët e kësaj komune kanë votuar projekt ligjin për dhurimin e lokaleve fëmijëve të Ilaz Kodrës në të cilin sipas tij Lushtaku një vit ju ka dhënë 300 euro.
“Sami Lushtaku ka largu dhjetë profesor nga shkollat vetëm pse kanë qenë të LDK-së njëri nga ta është Rizah Qitaku i cili edhe pse e ka fituar gjyqin ja kanë zhvarritur dosjen, para dy viteve ka vdekur. E kena rastin tjetër ku asambleistët e komunës së Skenderajt e kanë votu projekt ligjin për me ja dhuru lokalet fëmijëve të Ilaz Kodrës dhe Sami Lushtaku një vit ja u ka dhënë nga 300 euro pas një viti i ka qit lokalet në emër të vetin”, tha ai. /21Media