Sonte “1 kafe me Labin” në kujtim të Shpat Kasapit – shoqet e zemrës ndajnë rrëfime prekëse

Skena muzikore shqiptare përkujton me dhimbje dhe respekt këngëtarin Shpat Kasapi, i cili u nda nga jeta në moshën e hershme 40-vjeçare. Një artist i dashur për publikun, Shpati la pas këngë që do të mbeten gjithmonë pjesë e memories kolektive dhe zemrave të adhuruesve të tij.
Në nderim të jetës dhe karrierës së tij, sonte i kushtohet gjithë emisioni “1 kafe me Labin” këngëtarit të ndjerë.
Ky episod i veçantë sonte nga ora 21:00 në RTV21 do të sjellë kujtime, rrëfime emocionale dhe momente prekëse nga jeta personale dhe artistike e Shpat Kasapit.
Të ftuara në studio do të jenë shoqet e tij të afërta, këngëtarja Big Mama dhe Adelina Tahiri, të cilat do të ndajnë me publikun histori personale, momente të paharrueshme për artistin që u largua shumë shpejt./21Media
View this post on Instagram