Sonte do të zbulohet finalisti i parë i Botërorit të Klubeve

Sonte do të përcaktohet finalisti i parë i Botërorit të Klubeve në futboll, i cili po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fluminense dhe Chelsea do të përballen mes vete në ndeshjen e parë gjysmëfinale të këtij turneu.

Fluminense është skuadra e parë jo-evropiane që ka mbetur në garë, krahas tri ekipeve evropiane, Real Madrid, Paris Saint-Germain dhe Chelsea.

Back to top button