Sonte hapet ekspozita “Strange Seed” nga artisti Fatmir Mustafa-Karllo

Sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës hapet ekspozita “Strange Seed” nga artisti Fatmir Mustafa-Karllo.

Veprat e Fatmir Mustafës janë të lidhura, jo në kuptimin e artit si projeksion për përvojat personale por si dëshmi e gdhendur në material. Për dy dekada të mira, shumë prej veprave të tij kanë qenë të ndërlidhura me performanca dhe ndërhyrje të cilat riformulojnë hapësirat dhe proceset shoqërore duke i bashkuar ato me një këndvështrim alternativ.

Punimet e prezentuara në ekspozitën “Farë e çuditshme” u përkasin situatave, në radhë të parë në raport me hapësirat konkrete historike dhe publike prej nga buron materiali i përdorur dhe të cilave në të njejtën kohë edhe ju referohet.

Ekspozita që do të hapet në ora 19:00 është e kuruar nga Thomas Obrender./21Media

Back to top button