Sonte jepet “Andorra” në Teatrin e Prizrenit

Sonte(14 qershor) do të jepet shfaqja “Andorra” në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren.
“Historia që tregon paragjykimin, urrejtjen, krimin e gjenocidin, është një shfaqje që ka lënë mbresa tek publiku prizrenas dhe jo vetëm. Ngjarja e kësaj tragjedie është vendosur në një vend fiktiv me emrin Andorra, në të cilin jeton një djalosh i ri hebre me emrin Andri, i cili në vigjilje të ardhjes së nacizimit ballafaqohet me paragjykimin dhe diskriminimin nga vendasit e Andorrës për shkak të përkatësisë së tij etnike..”, përshkruhet shfaqja.
“Andorra” nis me fillim nga ora 20:00.
Në shfaqje luajnë Bujar Ahmeti, Hajat Toçilla, Xhevdet Doda, Liridona Shehu, Rifat Smani, Alban Krasniqi, Fetah Paçarizi, Afrim Muçaj, Alban Çela, Alban Morina, Beslidhje Bytyçi, Labeat Bytyçi, Albrim Kryeziu, Elton Tahiri, Andi Hoxha, Blerim Gashi, Mahir Musliu, Murat Javori, Hysin Pllava.
Shënim: Shfaqja përfshin skena dhune, dhe nuk preferohet për personat e ndjeshëm!/21Media

Back to top button