Sonte jepet premiera e shfaqjes ”Era”

Sonte në Teatrin Adriana në Ferizaj do të jepet premiera e shfaqjes ”Era”, me regji të Agim Sopit.
Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e teatrit, ku thuhet se shfaqja do të fillojë nga ora 20:00.
Në njoftim thuhet se shfaqja nuk rekomandohet të shikohet për personat nën moshën 16 vjeçare, për gratë shtatzëna dhe për persona të tjerë të ndjeshëm.
Në këtë shfaqje trajtohet jeta e një drame të një familje kosovare, ku tranzicioni i stërzgjatur i pasluftës ka vë në pikëpyetje vlerat e përgjithshme morale e njerzore të një familje e cila përballet me dhimbjet që shfaqen nga e kaluara tragjike./21Media

Back to top button