Sonte jepet “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin Kombëtar

Sonte(18 maj) do të jepet shfaqja “Zgjimi i Pranverës” në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Siç bëhet e ditur në njoftim, shfaqja nis me fillim nga ora 20:00.
“Për regjisoren e shfaqjes Zana Hoxha kryevepra e autorit Frank Ëedekind “Zgjimi i Pranverës” ishte një thirrje artistike, dëshirë e nevojë për ta sjell atë në Kosovë, tutje duke e adaptuar atë në Kosovën e viteve të 90ta. Nevoja e të rinjëve për të kuptuar dhe për tu kuptuar ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjët tanë në vitet e 90ta, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviqit dhe patriarkati mirëpo solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive”, bëhet e ditur në njoftim.
Luajnë Hajat Toçilla, Valmir Krasniqi, Labinot Raci, Arta Muçaj, Shkëlzen Veseli, Semira Latifi, Shpetim Kastrati, Qëndresa Loki, Verona Koxha, Flamur Ahmeti, Armend Ballazhi./21Media

Back to top button