Sonte mbahet nata e dytë e festivalit “MAL FEST” në Malishevë

Mbrëmë ka përfunduar nata e parë e festivalit “MAL FEST” në Malishevë, ku janë paraqitur me interpretimet e tyre artistë vendor të zhanreve të ndryshme, ndërsa sonte nga ora 19:00 do të mbahet nata e dytë apo nata finale, ku gjithashtu do të ketë artistë të ndryshëm.

“Nata e parë është përcjellë nga një numër i madh i të rinjve dhe mërgimtarëve nga komuna jonë, për të cilët edhe organizohet ky festival”, thuhet në komunikatën e Komunës së Malishevës.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, si dhe i ka ftuar të gjithë mërgatën dhe të rinjtë, që edhe sonte të marrin pjesë.

Festivali “MAL FEST” organizohet nga Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me organizatën “Values for Better Future”./21Media

Back to top button