Sonte repriza e baletit “Concerto Con Brio & Untitled”

Baleti Kombëtar i Kosovës, sonte shfaq reprizën e baletit “Concerto Con Brio & Untitled” me koreografi nga Yannick Boquin dhe Siner Gonenc.
Muzika e W.A.Mozart dhe D.Shostakovich, gërshetohen për mrekulli me lëvizjet e balerinëve, të cilët do të shfaqen sonte në skenën e Teatrit Kombëtar. Kostumet e punuara nga Vesa Kraja dhe Shemsi Avdiu, ia shtojnë sharmin çdo hapi të hedhur në skenë.
Sonte, në ora 20:00 shfaqet repriza e baletit “Concerto Con Brio & Untitled” në Teatrin Kombëtar të Kosovës./21Media

Back to top button