Sophie Sorschag debuton sonte për Kosovën

Sophie Sorschag, skitarja e kërcimeve me ski, do të debutojë sonte për Kosovën.
Sorschag aktualisht gjendet në Lillehammer të Norvegjisë, ku nga sot e deri të dielën zhvillohen garat e Kupës së Botës.
Sonte fillon faza kualifikuese për Kupën e Botës me fillim nga ora 20:00.
Sorschag më parë ka garuar për Austrinë, ndërsa prej këtij viti ka marrë nënshtetësinë e Kosovës. Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe morri pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.