Sopi: Gjykata Speciale po i bën padrejtësi UÇK-së në emër të drejtësisë

(Lajm i përditësuar)

Sopi: Gjykata Speciale po i bën padrejtësi UÇK-së në emër të drejtësisë

Nënkryetari i OVL UÇK-së, Fatmir Sopi, në ”Click” të RTV21 ka shprehur mosbesimin e tij ndaj Dhomave të Specializuara, duke theksuar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë.

”Ne nuk i besojmë padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së në emër të drejtësisë. Jemi të bindur që Gjykata Speciale do të merr një vendim lirus për krerët e UÇK-së. Nuk ka asnjë dëshmi që i fajson krerët e UÇK-së nuk ka. Ajo që thuhet se nuk po gjykohet UÇK-ja por po gjykohen individë, nuk është e vërtetë”, tha Sopi.


Sopi: Askush nga ne nuk e ka refuzuar paraqitjen në Gjykatë

Fatmir Sopi nënkryetar i OVL UÇK-së në ”Click” të RTV ka folur për përvojën e tij si dëshmitar në Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai theksoi se askush nuk e ka refuzuar paraqitjen para gjykatës, por e përshkroi si një përjetim emocionalisht të rëndë momentin kur pa ish-udhëheqësit e luftës në kushte të padëshiruara dhe në një vend të huaj.

”Paraqitjen para dhomave të specialaizuara nuk e ka refuzuar askush nga ne. Jo ndjenjë e mirë t’i shohësh ata që na kanë pri në luftë në një vend të pa dëshiruar në një pozitë të pa dëshiruar ka qenë shumë e rëndë”, tha Sopi.


Sopi: Protesta e veteranëve, reagim ndaj selektivitetit të Gjykatës Speciale

Fatmir Sopi nënkryetar i OVL UÇK-së në ”Click” të RTV tha se protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, para hotelit ku pritej të mbahej konferenca e Kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova ishte në shenjë të paknaqësisë ndaj veprimeve të Prokurorisë Speciale.

”Protesta e sotme ishte një shprehje e pakënqësisë së veprimet e Prokurorisë Speciale, e cila me veprimet që po i bën Prokuroria speciale, po tenton të bëjë barazimin me krimi. Në vend që kjo Gjykatë mos të jetë selektive ajo merret vetëm me krimet e pretenduar të UÇK-së”, tha Sopi.

Back to top button