Sopi i OVL e UÇK: Specialja është e motivuar politikisht

(Lajm i përditësuar)
Sopi: Kemi luftuar për liri, nuk jemi marrë me politikë në atë kohë
Fatmir Sopi, nga OVL UÇK në emisionin “Click” të RTV21 tha se është gënjeshtër se në UÇK është luftuar për bindje politike. Derisa u shpreh se çdo ushtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e ka dhënë betimit për luftimin e çlirimin e trojeve të pushtuara në atë kohë.
“Ne kemi luftuar për liri sepse pushtetin e kishte Serbia. Ato janë gënjeshtra dhe hi syve popullit, nuk kemi pasur keqkuptime politike sepse nuk jemi marrë me politik në atë kohë. Çdo ushtar i Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka dhënë betimin se do të luftojë për çlirimin e trojeve të pushtuar e jo për bindje politike”, deklaroi ai./21Media
Sopi i OVL e UÇK: Specialja është e motivuar politikisht
Fatmir Sopi, nga OVL UÇK në emisionin “Click” të RTV21, tha se Prokuroria Speciale në Hagë është e motivuar politikisht dhe e njëjta sipas tij nuk ka të bëjë me drejtësinë.
“Kjo Prokurori ka bashkëpunuar mjaft mirë me Prokurorinë serbe, me shërbimet e saj sekrete. Këta po thonë që ne po gjykohemi si individ, dihet që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është përballur nga individë, mirëpo Hashim Thaçi , Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nuk janë individ atje, por janë të akuzuar si UÇK. Para asaj gjykate ne konsiderojmë që është e gjithë Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është lufta jonë e armatosur, e denjë dhe çlirimtare, pavarësia jonë, historia, e sotmja e fëmijëve tonë, ne konsiderojmë se kjo është e papranueshme dhe është e motivuar politikisht, nuk ta të bëjë me drejtësinë apsolut”, tha ai./21Media
Sopi për kërkesën ndaj ish-krerëve të UÇK-së: Na ka rënë si bombë
Fatmir Sopi, nga OVL UÇK në emisionin “Click” të RTV21 për kërkesën e Hagës për 45 vjet burgim për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtaret së Kosovës, tha se për ta ka rënjë si një bombë.
“Mendoj se kjo Prokurori nuk ka faktuar asgjë, duke pasur parasysh me dëshmi dhe me dokumente me të cilët është shërbyer, kjo totalisht për ne është e pabesueshme dhe ky propozim që erdhi sot nga kjo Prokurori Speciale për ne ka rënë si një bombë edhe prej saj kemi pritur gjithqka.
Ai u shpreh i bindur se ky propozim për burgim nga Specialja sot nuk do të pritej as nga Beogradi./21Media