Soprano Jashari: Mund të kemi robotë këngëtarë

E ftuar në emisionin BonBon në RTV21 për të biseduar për librin e saj të ri “Arti i këndimit”, ishte pedagogia Elife Podvorica Jashari. Libri i saj është i pari i këtij lloji në gjuhën shqipe për artin e këndimit dhe pedagogjinë vokale.
Pedagogia që ka përvojë edhe si solokëngëtare u pyet nëse beson se së shpejti mund të ketë robotë me Intelegjencë Artificiale që mund t’iu bëjnë konkurrencë tenorëve e sopranove njerëz. Ajo tha se shkenca ka arritur aq shumë saqë kjo gjë nuk është e pamundur. Madje, sopranoja e pedagogia Jashari, tha se mund të ketë edhe klonim të zërit njerëzor, saqë të mos dallohet nëse është duke kënduar njeriu apo roboti. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se robotët nuk do të jenë në gjendje për të shpalosur emocione sikur bën njeriu.
Ndiqe shkëputjen nga biseda e realizuar LIVE në RTV21:

Kjo bisedë u nxit nga lajmi i publikuar se është realizuar një film i cili është zhvilluar tërësisht nga kompjuterë me Intelegjencë Artificiale. Është fjala për filmin shtatë minutësh të titulluar “The Safe Zone”, që tashmë është publikuar në Youtube, e që është realizuar me regji e skenar tërësisht të punuar nga programi me Intelegjencë Artificiale “ChatGPT”.
LINKU për filmin “The Safe Zone”: https://www.youtube.com/watch?v=OA8-6q7igwE
Sa i përket filmit, studiues, akademikë e njerëz kreativë pajtohen se këtij programi i mungon intenziteti i të shkruarit, apo thellësia e asaj që e bën të duket më shpirtërore. Ajo që përfundimisht mund të thuhet, duke krahasuar filmin me autorësi të programeve me Intelegjencë Artificiale dhe veprave të njerëzve, është se puna kreative ende është e sigurt se i takon prodhuesit njeri, por kjo nuk do të thotë se do të jetë gjithmonë kështu. Në tërë këtë, Inteligjenca Artificiale tregon se është shumë e dobishme në këtë fushë, por nuk zëvendëson njeriun./21Media

Back to top button