Sot 10 raste të reja me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste të reja me COVID-19, nga 2 mijë e 143 testime të kryera.
Gjatë këtyre orëve nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, kurse janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 397.
Në total numri i rasteve aktive është 152.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13 mijë e 397 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219 mijë e 885 doza të vaksinës.
Deri më sot 52 mijë e 975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
