Sot 26 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

 

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 2 mijë e 260 teste, ndërsa janë regjistruar 324 raste të reja me COVID-19.

Rastet e reja janë nga: në Shkup – 110, Kumanovë – 44, Ohër – 18, Strumicë – 17, Prilep dhe Tetovë nga 13, Shtip – 11, Manastir, Veles dhe Kërçovë nga nga 10, Sveti Nikollë – 9, Koçan dhe Vinicë – nga 8, Radovish – 6 , Gostivar dhe Dibër nga 4, Kavadar, Gjevgjeli, Resnjë, Kriva Pallankë, Kratovo dhe Makedonska Kamenica nga 3, Strugë, Negotinë, Berovë dhe Dellçevë nga 2, Probishtipi, Vallandovë dhe Demir Hisari nga 1.

Sot janë regjistruar edhe 1 mijë e 178 pacientë të shëruar nga virusi dhe 26 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 153 mijë e 461 raste, prej të cilëve 136 mijë e 545 janë shëruar, kurse 5 mijë e 42 kanë ndërruar jetë, ndërsa ka 11 mijë e 874 raste aktive me COVID-19./21Media 

Back to top button