Sot 5 të infektuar me COVID-19 në shkollat e Klinës

Në Komunën e Klinës të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme, si dhe çerdhja publike e fëmijëve, procesin mësimor e zhvillojnë me pjesëmarrje fizike të nxënësve dhe të personelit.
Nga kjo komunë kanë thënë për rtv21.tv se situata epidemiologjike është stabilizuar dhe ka pak raste me infektim si nga ana e mësuesve dhe personelit tjetër, ashtu edhe e nxënësve.
Nga 25 deri më 29 janar 2022, për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19, 4 shkollat e qytetit (Gjimnazi “Luigj Gurakuqi”, SHMP “Fehmi Agani”, SHFMU “Ismet Rraci”, SHFMU “Motrat Qiriazi”) kanë kaluar në skenarin C, mësim online, me vendim të task forcës komunale dhe të shkollave, kurse më 31 janar kanë kaluar në skenarin e rikthimit (R).
Tutje, nga kjo komunë kanë bërë të ditur për rtv21.tv se të enjten janë konfirmuar 1 mësimdhënës dhe 2 nxënës pozitiv me COVID-19.
“Kurse sot, sipas raporteve të drejtorëve të shkollave, vetëm 1 rast me COVID-19 nga mësimdhënësit dhe 4 raste nga nxënësit”, kanë thënë nga Komuna e Klinës./21Media

Back to top button