Sot asnjë pacient me COVID në Infektivë, hera e parë që nga marsi 2020

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook” një lajm të mirë për sa i përket luftës kundër pandemisë, që javët e fundit po njeh një ulje të statistikave.

Sipas postimit të kryeministrit, gjatë 24 orëve të fundit asnjë pacient nuk është paraqitur në spitalin Infektiv të kryeqytetit.

“Sapo kanë kaluar 24 orët e para pa asnjë të sëmurë me Covid të paraqitur në dyert e Spitalit Infektiv qysh nga marsi i vitit 2020”, shkruan Rama në “Facebook”.

Ditën e djeshme vendi regjistroi 2 viktima dhe 67 të infektuar, ndërkohë që në spitalet COVID po trajtohen 104 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar, dhe të shëruarit në 24 orët e fundit janë 891.

Back to top button