Sot asnjë viktimë nga Covid-19 në Shqipëri
Pas 244 ditësh, sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete nga Covid 19 në Shqipëri. Lajmin e ka bërë me dije ministrja, Ogerta Manastirliu.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.
Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë.
Nga ana tjetër vijon procesi i vaksinimit. Fushata sot u shtri me vaksinimin e punonjësve të transportit ndërkohë që pritet të ulet edhe fasha e grupmoshës që do të vaksinohen.
Statistika (26 Maj 2021)
Raste të reja ditore 15
Të shëruar në 24 orë 71
Të shtruar në spitale 43
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 2,691
Testime totale 706,327
Raste pozitive 132,244
Raste të shëruara 128,978
Raste Aktive 819
Humbje jete 2,447
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 401
Korçë 95
Shkodër 86
Vlorë 49
Elbasan 39
Berat 41
Lezhë 31
Gjirokastër 31
Fier 20
Kukës 11
Durrës 11
Dibër 4.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?