Sot bëhen 9 vjet që kur KEDS filloi të operojë

Sot janë bërë 9 vjet që kur Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), ka filluar të operojë.
KEDS me këtë rast ka bërë të ditur se janë investuar mbi 200 milionë euro duke u realizuar afro 2000 projekte përmes kompanive kontraktuese apo përmes ekipeve të veta të Mirëmbajtjes.
Sot, mënyra e leximit dhe faturimit të konsumatorëve është komplet i digjitalizuar. Afro 85 % e orëve që njehsojnë energjinë elektrike për konsumatorët janë digjitale.
Numri i përgjithshëm i ndërprerjeve të energjisë elektrike (SAIFI) gjatë operimeve të KEDS-it në krahasim me periudhën e mëhershme të ulet për 64%, ndërsa indeksi i kohëzgjatjes së përgjithshme të ndërprerjeve (SAIDI) në nivel vendi të ulet për 70%.
Investimet në rrjetin distributiv kanë ndihmuar shumë edhe në zvogëlimin e humbjeve, që kanë rënë nga 31% në 17%.
KEDS ka theksuar se investimet janë duke vazhduar. Digjitalizimi dhe modernizimi i rrjetit të shpërndarjes do të vazhdojë, do të punohet fuqishëm në rritjen tutje të sigurisë së furnizimit, avancimit të shërbimeve dhe zvogëlimit të humbjeve. Paralelisht po punohet edhe në adaptimin e rrjetit për nevoja të prodhuesve të energjisë së ripërtëritshme.
Pos aktiviteteve esenciale, KEDS do të vazhdojë të jetë afër të gjithë qytetarëve të vendit, përmes dhjetëra projekteve në fushën e Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës./21Media

Back to top button