Sot demarkacioni në Kuvend

Mbledhja e Qeverisë do të mbahet nga ora 10:00

Sot, Qeveria e Kosovës do të mblidhet dhe projektligji për demarkacionin do të përcillet në Kuvendin e Kosovës. “Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, e konsideroi vendim të duhur adresimin e kësaj çështje të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke shprehur bindjen se kjo marrëveshje do të votohet nga të gjithë deputetët e Kuvendit”, është thënë në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa  do ta procedojë për në Kuvend marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndërsa, analistët politik paralajmërojnë tensionim të situatës duke parë qëndrimin e opozitës dhe veprimet e tyre në të kaluarën për ta parandaluar ratifikimin e demarkacionit./21Media

Back to top button