Haradinaj për Ditën e Veteranit: Sakrifica juaj do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë

(Lajm i përditësuar)

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka uruar bashkëluftëtarët për Ditën e Veteranit.
“Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë”, ka shkruar Haradinaj, me ç’rast ka publikuar një fotografi me bashkëluftëtarët.
08:27 – Sot dita e veteranit të UÇK-së

Dita e Veteranit shënohet më 30 dhjetor, për të përkujtuar sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.
Më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari me forcat ushtarake serbe në Prekaz, ku nga kjo filloi edhe rezistenca ushtarake e UÇK-së.
Shënimi i kësaj dite është rregulluar sipas ligjit për veteranët e luftës së UÇK-së.

Back to top button