Sot do të protestohet para Gjykatës në Shkup – kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit, ushtarit të Kosovës

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, invalidë të luftës dhe familjarë të Dëshmorëve, sot do të protestojnë para Gjykatës Themelore – Shkupi 1, transmeton TV21.

Me protestën që do të fillojë në ora 11:00, Shoqata e Veteranëve kërkon lirimin e Blerim Ramadanit, ushtarit të UÇK-së.

“Deklarativisht do të kërkojmë lirimin e menjëhershëm të bashkëluftëtarit tonë, Blerim Ramandanit”, thuhet në njoftimine e shoqatës.

Ramadani u ndalua më 17 korrik, në pikëkalimin kufitar në Jazhincë bazuar në një fletëarrest lëshuar nga Gjykata e Beogradit përmes Interpol Serbia.

Back to top button