Sot është nisur grupi i tretë i besimtarëve për ta kryer haxhin

Grupi i tretë i përbërë nga 351 besimtarë nga Prishtina, Lipjani, Fushë Kosova dhe Obiliqi janë nisur drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin. Nsija është bërë sot herët në mëngjes nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
“Ky ishte grupi i tretë që udhëtoi. Sipas udhëheqësve të Haxhit në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, çdo gjë sa i përket fluturimeve është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot pritet që të udhëtojnë edhe grupet e tjera të besimtarëve, për të plotësuar kështu numrin prej 1576 besimtarë, që do ta kryejnë haxhin këtë vit nga Kosova.”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Islame të Kosovës./21Media