Sot hapet ‘Rruga e Arbërit’

Sot, (29 nëntor), pritet të hapet ‘Rruga e Arbërit’. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e gjithë rruga është gati përveç një problemi gjeologjik në Qafën e Murrizit që ka vonuar projektin.
Kështu që, festa e Çlirimit do të shënojë ditë feste dhe për banorët e Dibrës.
Punimet për rrugën e Arbërit kanë nisur në verën e vitit 2009.
Por, pjesa më e vështirë dhe më i kushtueshëm ka qenë segmenti Ura e Brarit – Tunelit Qafë Murriz, 34 kilometra gjatësi.
Vetëm në qershor të vitit 2018 kanë nisur zyrtarisht punimet për këtë segment. Afati zyrtar për përfundimin e punimeve, sipas kontratës është pranvera e vitit 2022./oranews
 

Back to top button