Sot hidhet shorti i Ligës së Kampionëve

Shorti i raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet sot me fillim nga ora 12:00. Në këtë fazë mund të ndeshen edhe ekipet të cilat u përballën në fazën inauguruese të ligës ose nga i njëjti shtet.
Po ashtu, sot mësohen edhe qiftet e mundshme gjysmëfinale të kësaj gare pasi që nuk do të ketë short tjetër në vazhdim.
Skuadrat që marrin pjesë në këtë short janë: Inter, Barcelona, Atletico Madrid, Aston Villa, Arsenal, Bayer Leverkusen, Lille, Liverpool, Borusia Dortmund, Bayern Mynich, Benfika, Club Brugge, Feynoord, PSG, PSV dhe Real Madridi.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?