Sot ka ditëlindjen Jakup Krasniqi

 

Jakup Krasniqi sot feston ditëlindjen. I lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, ish-zëdhënësi i UÇK-së, sot mbush 70 vjet. Por, këtë ditëlindje ai është larg familjes e atdheut.

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në 70 vjetorin e lindjes së Jakup Krasniqit, ka shkruar se përmes urtësisë, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, Krasniqi është kthyer në një udhërrëfyes për shumë nga shokët e tij.

Limaj ka tutje shkruar se shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ka pritur larg familjes e vendit për të cilin ka dhënë aq shumë kontribut.

“Gëzuar ditëlindjen, Baca Jakup. Bac, ti sot feston ditëlindjen e 70-të. Shumë ditëlindje si kjo, për motive kombëtare, ke pritur largë familjes e vendit për të cilin ke dhënë aq shumë kontribut. Përmes urtësisë tënde, dinjitetit, besnikërisë dhe vlerave të larta atdhetare, u ktheve në një udhërrëfyes për shumë nga ne shokët e tu, kështu luftën bashkë e bëmë më të lehtë dhe arritjen e lirisë më të shpejtë. Sot në ditëlindjen tënde, të uroj shëndet të mirë e kthim sa më të shpejtë në vendlindje, pranë familjes, pranë shokëve që të presim. Të uroj edhe shumë vite tjera, Bac”, ka shkruar Limaj.

Kundër ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit është konfirmuar aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ai aktualisht gjenden në paraburgim në Hagë dhe është deklaruar i pafajshëm./21Media

Back to top button