Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot katër ndeshje, grupi C dhe D mbyll fazën e grupeve në Euro 2024

Sot do të zhvillohen katër ndeshje të raundit të tretë në Grupin C dhe D në Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

Pas mbylljes së fazës së grupeve në Grupin A dhe B, sot e kanë radhën t’i përfundojnë ndeshjet edhe dy grupet pasuese.

Këto ndeshje zhvillohen në dy orare, ku Grupi D do t’i zhvillojë ndeshjet nga ora 18:00, ndërsa Grupi C nga ora 21:00.

Në ora 18:00, Franca luan për pozitën e parë ndaj Polonisë, njësoj sikurse luan edhe Holanda ndaj Austrisë.

Në anën tjetër, nga ora 21:00, Danimarka përballet me Serbinë dhe Anglia luan ndaj Sllovenisë.

Të gjitha këto ndeshje pritet të jenë interesante pasi në Grupin C të gjitha pozitat janë në lojë, ndërsa në Grupin D, janë pozitat një, dy dhe tre.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button