Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mbahen zgjedhjet për kryetar të 6 bashkive në Shqipëri

Pas dekretimit të presidentit Ilir Meta, sot zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për kryetar të gjashtë bashkive në Shqipëri – Dibër, Durrës, Lushnje, Rrogozhinë, Shkodër dhe Vorë.
Të drejtën e votës e kanë 654.538 zgjedhës të regjistruar në listat e zgjedhësve si banorë të këtyre bashkive.
Procesi zgjedhor administrohet nga 13 komisione zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), si dhe 941 Komisione të Qendrave të Votimit (KQV).
Partitë politike, duhet të respektojnë heshtjen zgjedhore, sidomos në aktivitetin e tyre në terren.
Në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit do të marrin pjesë 18 kandidatë, shkruan ora news.
Të gjitha partitë do të garojnë veçmas përveç LSI dhe PD që janë bashkuar me kandidatët e mbështetur nga Sali Berisha në koalicionin “Shtëpia e Lirë”.
Kandidatët fitues do të mbajnë detyrën vetëm rreth një vit pasi në qershor 2023 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale.
Në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal, 30 qershor 2019, opozita nuk mori pjesë. Për rrjedhojë PS fitoi të 61 bashkitë.
Shkak që 6 bashkitë në zgjedhje janë sot pa kryetar është bërë kandidimi i personave të dënuar dhe dorëheqjet siç ishte rasti i Durrësit./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button