Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

(Lajm i përditësuar)
Zyra e gjyqtarit në Gjykatën Themelore të Ferizajit ka njoftuar se është shtyer seanca e rigjykimit të Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut për në ora 13:00.
Arsyeja e dhënë për ndërrimin e orës ishte se njësiti i transportit ka mbingarkesë, dhe nuk mund të sjellë në kohë të pandehurit.
Gykata Themelore e Ferizajit me 4 gusht të 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën per vrasjen e Marigona Osmanit, kurse i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu ishte dënuar me 15 vite burgim për ndihmën e kryerjes së veprës “vrasjës së rëndë”. Sejdiu ishte liruar nga vepra penale e ndihmës në dhunim.
Marigona Osmani është vrarë më 22 gusht të vitit 2021 në banesen e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në Ferizaj.
Sipas aktakuzës, Krivaqa me 21 gusht 2021, me ndihmën e Sejdiut, ka abuzuar dhe malltretuar në forma të ndryshme Marigona Osmanin, duke e detyruar që të kryente marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Sot mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit
Sot do të mbahet seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.
Seanca do të mbahej më 16 maj, por me kërkesë të mbrojtësve të të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, avokatëve, Skender Musa dhe Arbnora Shefkiu është shtyrë seanca e rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit.
Andaj, trupi gjykues ka planifikuar që më datë 24 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00, të mbajë seancën gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve të lartcekur.