Sot mblidhet Qeveria Kurti

 

Sot do të mblidhet Qeveria e Kosovës, në krye me Albin Kurtin dhe është paraparë të mbahet në ora 15:00.

Në këtë mbledhje pritet që Qeveria e Kosovës të votojë programin qeverisës për katër vjetët e ardhshme, zbatimi i të cilit mund të nisë pasi të miratohet.

Ndërkohë, që nga formimi i Qeverisë, ekzekutivi është kritikuar për vonesë të prezantimit të programit qeverisës.

Në fundjavën e dytë të muajit prill, kryeministri Albin Kurti kishte mbledhur ministrat e kabinetit të tij qeveritar për të hartuar programin qeverisës dhe planin e veprimit për katër vitet e ardhshme./21Media

Back to top button