Sot mot i nxehtë

 
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot i nxehtë dhe me vapë. Ndërsa, masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë Kosovën do të mbesin të qëndrueshme.
”Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s”, është bërë e ditur në njoftimin e IHMK.

Back to top button