Sot mot i vranët dhe me reshje bore
Edhe mëngjesi i sotëm ka zbardhur me reshje të borës të cilat parashihet të vazhdojnë edhe gjatë ditës. Moti edhe sot do të jetë i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius.
Ndërsa, do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-6 m/s
”Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Në viset malore kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit reshjet parashihen të jenë të dendura. Në fushat termike parashihen rritje të lehta, kryesisht në temperaturat maksimale, ndërsa minimalet do të jenë pothuajse konstante me ditët e fundit”, bëhet e ditur nga IHMK./21Media