Kaloni te përmbajtja kryesore

Sot mot i vranët dhe me reshje shiu

Sot në Kosovë, pritet të mbizotërojë mot i vranët e me shi.

Mirëpo, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 19 gradë Celsius.

“Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu të intensitetit mesatar deri të lartë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button