Sot mot i vranët dhe me shi
![](https://i0.wp.com/rtv21.tv/wp-content/uploads/2024/11/Moti-shume-i-vranet.jpg?resize=516%2C295&ssl=1)
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët e me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të lëvizin nga -5 deri në 5 gradë Celsius.
“Moti parashikohet të jetë i vranët, me reshje të herëpasëhershme të shiut. Në mëngjes parashihet mjegull dhe ngrica, prandaj pjesëmarresit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -5 deri -2°C, ndërsa maksimalet nga 2-5°C. Do të fryjë një erë e lehtë deri mesatare nga verilindja”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media