Sot mot i vranët dhe me shi

Sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.
Sipas njoftimit të IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë.
”Fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme për disa ditë të ardhshme. Kjo situatë barike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu. Do të ketë kushte edhe për zhvillim të vranësirave të dendura të cilat vende-vende mund të shoqërohen me shkarkime rrufesh. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugut dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së./21Media

Back to top button