Sot mot i vranët e me reshje shiu
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.
Sipas institutit, vranësirat ditën e shtunë, vende–vende mund të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-21 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-8 m/s./21Media