Sot, mot i vranët në vend

Në vend, sot e nesër do të mbajë mot me vranësira dhe mundësi për reshje shiu gjatë ditës së dielë.
Për sot, janë paraparë sipas IHMK-së mjegull e vranësira të ulëta orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave, ndërsa ditën kryesisht me vranësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, e ato maksimale rriten deri në 10-11 gradë Celsius.
Era frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga juglindja 3-6m/s, të dielën pak më e theksuar me hove deri në 13m/s./21Media

Back to top button