Sot mot me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.
Sipas IHMK-së, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. Reshjet e fundit që ranë ,kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu ,kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike./21Media

Back to top button