Sot mot me diell në Kosovë
Java e fundit e muajit prill do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit.