Sot mot me diell në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga masat e qëndrueshme të ajrit, të cilat do të kushtëzojnë mot të qëndrueshëm dhe stabil.
Sipas IHMK-së, në relievin malor do të ketë kushte për vranësira të stadit të ulët dhe të mesëm të troposferës.
“Sa i përket fushave termike, ato do të shënojnë rritje, sidomos në vlerat e maksimaleve, duke bërë kështu që merkuri në termometër në hije të arrijë vlera 30-35 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.
Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare./21Media

Back to top button