Sot mot me diell, vranësira dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas institutit, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°C deri në 9°C, ndërsa maksimalet e ditës do të arrijnë nga 14°C deri në 17°C. Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar”, thuhet në njoftim.

Back to top button